Rama krah liderëve të evropianë: Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 05 October 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar nga Spanja ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Granada. Nga aty, teksa ka folur për qëndrimin e Shqipërisë ndaj sulmit terrorist në Banjskë, Rama ka thënë se “Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë për Kosovën”.
Nga Granada e Spanjës, ku po merr pjesë në takime me liderë të BE-së, Rama u shpreh se Shqipëria është për të qenë në funksion të Kosovës, me zërin e vet.
“Unë vazhdoj të bëj timen, vazhdoj t’i qëndroj një për një bindjeve të mia. Janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i rolit të Shqipërisë në rajon, dhe i marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, në funksion të cilës, Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë atë që duhet të bëjë, por Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet, në bazë të analizës që në të drejtën e tyre bëhet në Prishtinë. Shqipëria është për të qenë në funksion të Kosovës, me zërin e vet”, ka deklaruar ai para mediave.
Ai i pati dy fjalë edhe për kritikat që ka marrë nga akterë politikë por jo vetëm në Kosovë, për qëndrimet e tij karshi tensioneve me Serbinë, të cilat i ka quajtur “kanale të ujërave të zeza të patriotizmit”.
“Nga ana tjetër, kam parë po ashtu, siç gjithmonë në këto raste, shpërthejnë të gjitha kanalet e ujërave të zeza të kinse patriotizmit, që siç thotë ajo fjala, është streha e fundit e maskarenjve”, theksoi ai.
Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për çështjet e tjera që u diskutuan në tryezat e rrumbullakta me liderët e vendeve të tjera.
“Këtu formati është me tryeza të ndryshme. Pasi kemi bashkëdrejtuar me kryeministrin e Suedisë për inteligjencën artificiale kemi pasur edhe të tjera, me atë të ltalisë dhe Presidentin Macron për çështjen e lobimit dhe emigracionin e paligjshëm”.
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...