Rama: Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë mospajtimet për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon
Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 30 August 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të premten se është fatkeqësi që Bashkimi Evropian e ka kuptuar përmes një mënyre të egër, siç është lufta e Rusisë në Ukrainë, sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për sigurinë e Evropës.
Ai, ka thënë gjithashtu, se Kosova dhe Serbia duhet t’i tejkalojnë sa më shpejt mospajtimet, për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon.
“Duhet ta falënderoj presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sepse falë tij, Bashkimi Evropian, e ka kuptuar sa e rëndësishme është të mbajë Ballkanin Perëndimor sa më afër, dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në”, ka thënë Rama gjatë një diskutimi për brishtësinë e Ballkanit, në kuadër të Forumit Globsec, që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.
Ai ka thënë se rajoni i Ballkanit është në pozitë më të mirë se që ka qenë, dhe që përveç aspektit ekonomik, ai ka thënë se nuk sheh dallim të madh mes rajonit të Ballkanit dhe BE-së.
“Edhe sot, rajoni i Ballkanit do të ishte vlerë e shtuar për BE-në”, ka thënë ai, kur ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në bllokun evropian.
I pyetur nëse Rusia ka bërë ndonjë përpjekje për t’u përzier në çështjet e brendshme të Shqipërisë, ai ka thënë se Shqipëria nuk është e interesuar në të, “nuk ka apetit, prandaj Rusia nuk gjen shumë njerëz për t’i shërbyer qoftë edhe për para”.
“Kemi pasur diçka [ndikim rus] por jo diçka masive. Ajo është shumë prezente dhe mund të bëjë shumë dëm në pjesë tjera të Ballkanit. Prandaj na duhet që Kosova dhe Serbia të tejkalojnë atë konflikt, prandaj na duhet ta mbajmë Serbinë sa më afër që mundemi. Sa më shumë që lidhim anëtarësimin në BE, me anëtarësimin në NATO, dhe sa më shumë që NATO-ja është prezente në vendet e Ballkanit, do të jetë më mirë”.
Ai ka thënë që nëse Kosova dhe Bosnje-Hercegovina do të ishin të anëtarësuara në NATO, si dhe Serbia dikur më vonë, situata do të ishte krejtësisht ndryshe.
Prej vendeve të Ballkanit, vetëm Kosova nuk e ka ende statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndonëse ka aplikuar për t’u bërë anëtare./REL
Të tjera
-
Dimal Basha i reagon Haradinajt: Vuçiqi po e kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radoiçiqin shef në veri
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar lideri të AAK-së, Ramush Haradina...
-
Të hënën udhëtimi pa pagesë në “Trafikun Urban”
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën qytetarët do të mund të udhëtojnë...
-
Gërvalla: Deklaratat e Vuçiqit kundër Kosovës, përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka quajtur hipokrizi të tejdukshme, ve...
-
Bllacë: U hoqën tabelat në shqip, por u rikthyen përsëri – kush qëndron pas këtyre veprimeve?
Gjatë ditës së premte, në Bllacë, që gjendet afër vendkalimit kufitar Maqedon...
-
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksid...
-
Rrëshqitje dheu pas reshjeve në Shqipëri, bllokohen përkohësisht disa rrugë
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit në Shqi...
-
Haradinaj: Vuçiq përgjegjësi kryesor për situatën e rënduar në veri të Kosovës, i mështeti grupet kriminale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se për situatën e rënduar në veri të K...
-
Policia konfiskon 18 dhi, një qytetar nga Kamenica po i kontrabandonte nga Serbia
Policia ka ndaluar në fshatin Hodonocë të Kamenicë një veturë me targa vendor...
-
Zyrtari i lartë i shtetit gjerman: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, në të mirë të BE-së
Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndë...
-
Alban Zogaj: Bllokimi për ta pastruar Prishtinën ka emër, VV dhe PDK
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se bllokimi në Prishtinë k...
-
Përmbytjet kaplojnë Rumaninë, vdẹsin katër persona
Të paktën katër persona vdiqën në Rumaninë lindore pasi shiu i rrëmbyeshëm sh...
-
Rama të enjten në Bruksel, Presidentja e KE mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë të enj...