Rama: KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës pa vonesë
Autori: Gazeta inFokus
14:39 | 28 Shtator 2023
Pas sulmit të së dielës në Banjskë të Zveçanit, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.
Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se është në njëjtën linjë edhe me Kosovën në këtë kërkesë, ndërsa tha se vlerëson presidenten Vjosa Osmani që i ka kërkuar ndihmë SHBA-së për draftin e asociacionit.
“KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun. Çdo hezitim dhe vonesë dhe me argumentin e orëve të fundit se kemi apo jo trupa mund ta bëjë ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it shumë më të madhe në trupa dhe vështirësi. Prandaj jam këtu sot dhe më vjen mirë që këtë e kërkon edhe Kosova KFOR-in në veri.
Më vjen mirë që dje presidentja Osmani ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për draftin e asociacionit. Nuk di cili është mendimi i aleatëve strategjikë për këtë kërkesë, por në thelb kërkesa është pozitive dhe është një hap në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës”, tha Rama.
Sipas tij, një draft duhet të vihet në tryezë një orë e më parë, teksa sjell në vëmendje planin franko-gjerman.
“Një draft duhet të vihet në tryezë një orë e më parë dhe të përmbushë kërkesën legjitime që ka procesi i dialogut bazuar mbi marrëveshjet mes qeverisë së Kosovës dhe Serbisë. Kosova sot më shumë se para se të ndodhte tragjedia duhet ta kërkojë me këmbëngulje dialogun, ta besojë dhe ta synojë me të gjithë energjitë përfundimin me sukses të dialogut. Plani franko-gjerman është akoma në tryezë”, shtoi Rama në një konferencë për media.

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...































