Lajme

Rama kërkon kthimin e menjëhershëm në Kosovë të policëve të kidnapuar nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 16 June 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka bërë sërish thirrje autoriteteve serbe që të lirojnë tre policët e Kosovës të kidnapuar nga Serbia.

Ai është shprehur se është e qartë se në të gjitha rastet tre policët nuk kanë bërë asnjë krim.

“Është imediate nevoja, urgjenca që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo atje, për të cilat KFOR nuk do t’i japë konkluzion publik por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është e qartë se në të gjitha rastet tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse do të supozonim se kanë shkelur kufirin, ka vetëm një përgjigje; kthimin e tyre në shtëpi. Jemi të fokusuar që ta bëjmë këtë të mundur”, është shprehur ai.
Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij hungarez, Viktor Orban, Rama nënvizoi disa herë faktin se bashkësia ndërkombëtare ia ka dhënë zgjidhjen për paqe me Serbinë, në tavolinë Kosovës, derisa u shpreh se ndoshta nesër nuk do të jenë këto mundësi.

-Advertisement-

“Po përdorim të gjithë kanalet e mundshme që ta bëjmë sa më parë. Një zgjedhje të përbashkët? Është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike me pikat shumë të qarta dhe të palëvizshme. Me rëndësi është se paqja është në tryezë, dokumenti i marrëveshjes është në tryezë dhe mundësia historike po ashtu. Për të mbuluar një kapitull të gjatë dhe të dhimbshëm, për ta bërë Kosovën një vend të njohur ndërkombëtarisht nga të gjithë dhe nga Serbia. Është kaq e madhe kjo mundësi, sa të tjerat janë produkt i një devijimi të panevojshëm nga fokusi”, është shprehur ai./balkanweb

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera