Lajme

Rama: Jemi duke përmirësuar infrastrukturën rrugore të fshatrave tona

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 30 November 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është duke u punuar për të përmirësuar infrastrukturën e fshatrave të komunës së Prishtinës.

“Me përkushtim të madh po punojmë që të përmirësojmë infrastrukturën rrugore në fshatrat tona”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Më tutje ai tha se ky investim po bëhet që banorët e këtyre fshatrave të kenë qasje më të lehtë në shkollë dhe shtëpi të shëndetit, ku përndryshe ndikon edhe në zhvillimin ekonomik.

-Advertisement-

“Duke investuar në asfaltimin e rrugëve në fshatra ne po e bëjmë të mundur që banorët të kenë qasje më të lehtë në shkollë, shtëpi të shëndetit dhe patjetër ndikon në zhvillim ekonomik”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të vizitojnë fshatrat tona, sepse do të mahniteni me bukuritë mbresëlënëse të tyre. E mbi të gjitha do të mbushni mushkëritë me ajër të pastër dhe do të gjeni rehati shpirtërore”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera