Rama: Integrimi në Evropë për Shqipërinë, çështje jetë a vdekje – s’mendova që lumturinë do ta gjeja në këtë ndërtesë
Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 19 July 2022
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ka thënë se integrimit i plotë në Evropë për Shqipërinë është një çështje jetë a vdekje.
Në ditën që shënon çeljen e negociatave për Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ai u shpreh i lumtur, dhe tha se kjo e arritur deri sot, është fundi i fillimit.
“Është shumë e vështirë të besohet se kjo po ndodh, por mjaft kohë ne luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare. Të hiqnim dorë nuk na ka shkuar kurrë nëpër mendje. Ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona. Nuk ka rrugë tjetër veç BE-së, është sfida jonë, është misioni ynë, është fati ynë. Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Ne zgjodhëm t’i japim gjithçka Evropës sepse besojmë në këtë hapësirë paqeje, por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit në përkatësinë që shkëputet njëherë e përgjithmonë me të kaluarën. Evropa është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër. Duke filluar nga sot, bisedimet e anëtarësimit e bëjnë realitetin një vend më të mirë, ajo që kemi arritur deri tani është fundi i një fillimi. Rruga për të arritur deri këtu nuk ka qenë aspak e lehtë. Mes punës së palodhur, premtimeve të pambajtura, si një histori e rrukollisjes së një guri në një kodër ashtu si në mitin e Sizifit. Ne vazhduam të ecnim duke mos e humbur besimin tonë. Integrimi i plotë në Evropë është për Shqipërinë një çështje për jetë a vdekje. Kjo është arsyeja që edhe pse u shtymë padrejtësisht për tri vite me radhë”.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se këto vite kanë shumë sfiduese, duke përmendur shkatërrimin e pallatit të vjetër të drejtësisë së korruptuar. Ai tha se nëse përpara do ta pyesje dikë në Shqipëri për një politikan pas hekurave, do të kishin qeshur.
“Reforma në drejtësi kaloi në fazën e zbatimit. Këto vite kanë qenë shumë sfiduese, shkatërruam pallatin e vjetër të Drejtësisë së korruptuar. Nëse do ta kishit pyetur më përpara dikë në Shqipëri për të parë një politikan pas hekurave, do të kishin qeshur me ju. Askush nuk është imun para drejtësisë. Si kurrë më parë, një Gjyqësor vërtetë i pavarur dhe Drejtësia e vërtetë tani janë të mundshme. Qëndroj si lideri që nuk kam mbrojtur askënd nga shigjeta e drejtësisë dhe nuk kam përdorur shigjetën për të ndryshuar drejtësinë në favor të dikujt, kjo nuk ka ndodhur kurrë. Shumë hije të së shkuarës vazhdojnë, kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Ne do të vazhdojmë të investojmë në ndërlidhjen kombëtare dhe rajonale. Nga ana tjetër duam të bëhemi kampionë rajonalë të epokës digjitale. Teksa flasim, po luftojmë kundrejt një sulmi masiv kibernetik ndaj një vendi armiqësor ndaj BE-së dhe ndaj nesh gjithashtu, por sistemi ynë po reziston duke sjell shërbimet tona digjitale në orët vijues”.
Rama më tej shtoi se zemrat e njerëzve tash janë të mbushura me lumtur, madje tha se asnjëherë s’do ta kishte menduar se do të gjente lumturi brenda ndërtesës ku po mbahej konferenca.
“Sot unë jam i lumtur, zemrat e njerëzve që përfaqësoj janë të mbushura me lumturi, asnjëherë nuk e mendoja të gjeja lumturi në këtë ndërtesë, janë të mbushura me vendosmëri të re për të vazhduar rrokullisjen e gurëve të BE dhe të mbushura me shpresë miti dhe politika do copëtohen. Se një ditë do kemi sukses të arrijmë majën e malit dhe mos jemi të detyruar të rrokullisemi mbrapa. Ai vend në majë të malit quhet shtëpi dhe është vendi që ne i përkasim gjithmonë, në familjen evropiane”, tha Rama.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...