Rama ia kthen Mustafës: S’të kam quajtur tinëzak

Autori: Gazeta inFokus
07:35 | 03 March 2020
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kthyer një përgjigje kryetarit të LDK-së Isa Mustafa i cili tha se Rama e cilësoi si “politikan tinëzak” në një intervistë televizive.
Rama përmes një postimi në Twitter e ka mohuar një gjë të tillë.
Ai iu drejtua Isa Mustafës duke i thënë se ka rënë pre e lajmeve me tituj të deformuar, derisa shtoi se nuk e ka quajtur dhe as s’e ka menduar ta quaj ‘tinëzak’.
Kryeministri shqiptar ka shkruar po ashtu se nuk ka deklaruar se është folur për “Mini-Shengenin” në kuadër të Procesit të Berlinit, derisa i ka thënë Mustafës se është i saktë kur thotë se është pajtuar për “hapësirën e përbashkët ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook tha se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e quajti ‘politikan tinëzak’.
Ai sqaroi se gjatë kohës sa ishte kryeministër nuk ka biseduar as me kryeministrin shqiptar dhe as me të tjerët për idenë e të ashtuquajturit Mini-Shengen – duke pretenduar se kështu ka deklaruar Edi Rama.

Të tjera
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...
-
Mediat raportuan se Trump e ndali vrasjen e Khameneit nga Izraeli, Netanyahu: Ka shumë raportime të rrejshme
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë një plan të izraelitëve për ...
-
Goditet Izraeli, alarmohen autoritetet
Policia izraelite njoftoi se është goditur një prej vendbanimeve në qytetin H...
-
Dëbohen nga Kosova dy pjesëtarë të MPB-së së Serbisë
Autoritetet kosovare kanë dëbuar të shtunën dy pjesë të Ministrisë së Punëve ...