Lajme

Rama i rri hazër Serbisë, gëzohet që votoi pro pezullimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 07 April 2022

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar sot që ta pezullojë Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Serbia ka votuar pro pezullimi të Rusisë e këtë e ka cilësuar si lajm të mirë për rajonin kryeministri shqiptar Edi Rama, raporton Gazeta Express.

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë.Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin”, ka shkruar Rama në Twitter.

93 shtete kanë votuar pro pezullimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, 24 shtete votuan kundër dhe 58 abstenuan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera