Lajme

Rama i përgjigjet opozitës nga Twitter: O të diskredituar, s’ka asnjë akuzë apo hetim ndaj meje në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 02 February 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur t’i përgjigjet opozitës nga Twitter, ndërsa kjo e fundit e kishte thirrur për interepelancë në Kuvend, në lidhje me akuzat për çështjen e famshme të ish-zyrtarit të FBI-së që po hetohet në SHBA.

“Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë. Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.Një abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu”, ka shkruar kryeministri Rama në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera