Rama i përgjigjet ambasadores Kim: Nuk është presion të kërkosh hetimin e një personi “non grata”
Autori: Gazeta inFokus
10:58 | 11 May 2022
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Socialiste, duke folur për Reformën në Drejtësi, iu përgjigj ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh se “do ta dimë që reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme kur të mos mendojmë më se është me vend që udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij, të thuhet se drejtësia jepet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen të mitë”.
Kryeministri Edi Rama tha se nuk është presion të kërkosh hetimin e një njeriu të shpallur “non grata”, sidomos kur e bën “një vit pas kësaj shpalljeje dhe pasi Sekretari Amerikan i Shtetit ka deklaruar se institucionet e vendit tonë duhet të bëjnë punën e tyre”.
“Si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë, jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe mbështetësit e tij, unë besoj që të drejtën për të ndarë mendimin tim për punët e drejtësisë së re, nuk ma heq askush. Kujtoj se i kemi mbështetur të gjitha veprimet dhe vendimet e SPAK-ut, pa ekuivok dhe pa komente; kujtoj se e kemi bërë të qartë qysh në krye të herës se për ne nuk ka të paprekshëm dhe se çdokush në radhët tona, që me drejtësinë ka llogari të hapur, derën e kësaj partie e ka të mbyllur; kujtoj gjithashtu se nëse sot, ish-ministra, ish-deputetë apo ish-kryebashkiakë që tani janë prapa hekurave, ky është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë, që është se as unë dhe askush nga ne, nuk jemi angazhuar në rrugën e kësaj reforme për ta përdorur politikisht drejtësinë dhe as për të sulmuar politikisht kundërshtarët politikë, siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë”, tha Rama.
“Siç nuk kishte ndodhur në 500 vjet, nuk do të kishte ndodhur as këto 5 vjet që një prokuror të hetonte figura të larta në oborrin e partisë në pushtet. Prandaj, garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e Partisë Socialiste jemi ne, lidershipi i kësaj partie. Kjo është çështje zgjedhjeje dhe jo imponimi nga dikush, nga Amerika apo Europa. Kjo është zgjedhje që ne e kemi bërë si detyrim për fëmijët tanë. Ia kemi hyrë detit në këmbë kur askush nuk e besonte se do t’ia dilnim ta kalonim reformën. Ta kenë të qartë të gjithë, shqiptarë e ndërkombëtarë, se kjo parti është i vetmi subjekt që as nuk i ka bërë, as nuk i bën dhe as nuk do t’i bëjë ndonjë presion drejtësisë”, shtoi kryeministri./a2news

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...


































