Lajme

Rama i mbyll sytë Kurtit, nevrikoset Boiken Abazi

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 14 October 2022

“Befasia” që Kryeministri Edi Rama ia bëri Kryeministrit Albin Kurti në Berlin, duke ia mbyllur sytë, nuk i ka pëlqyer Boiken Abazit. Ai ia ka bërë një analizë “prekjeve të shumta”, që Rama ia bën Kurtit.Në Kongresin e Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë në Berlin, Rama ia ka bërë një befasi Kurtit, të cilën e ka dokumentuar me video e fotografi.

Veprimi i Ramës karshi Kurtit nisi të komentohet menjëherë prej kampit të Vetëvendosjes në Shqipëri. Drejtori i zyrës së LV-së në Tiranë, Boiken Abazi, thotë se këto prekje, Rama ia bën Kurtit, pasi s’mund ta kontrollojë dot me fjalë.“Pas “përqafimit prej boksieri” dhe tërheqjes rrugës prej qafe, tani prekje edhe në stilin hapa-dollapa… Kaq shumë prekje me duar nuk ia ka bërë asnjë politikani tjetër nga Kosova. Thonë që ata që të prekin shumë e në mënyrë të tepruar, vend e pa vend, kanë dhe shumë dëshirë të të kontrollojnë. E ky, nga që s’e kontrollon dot me fjalë, duket qe e tenton fort me duar … “, ka shkruar Abazi.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera