Lajme

Rama i kundërpërgjigjet Pecit për “bllokimin” e projektit të Ministrisë së Bujqësisë

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 22 April 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka reaguar ndaj një deklarate të ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci, në lidhje me lejen e kushteve ndërtimore për ndërtimin e objektit të ministrisë.

Peci, e akuzoi sot Ramën për bllokimin e qëllimshëm të projektit.

Por, përmes një deklarate dërguar mediave, kreu i Prishtinës i ka hedhur poshtë pretendimet e Pecit. Ka thënë se Ministria e Bujqësisë nuk e ka të kompletuar dokumentacionin për leje ndërtimore.

-Advertisement-

“Përmes këtij reagimi, institucionet e Kryeqytetit përgënjeshtrojnë pretendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vonesat e shkaktuara nga organet e Kryeqytetit për t’u pajisur me kushtet ndërtimore për ndërtesën e Ministrisë”, ka thënë Rama.
“Më tutje, sqarojmë se dokumentacioni i dorëzuar nga Ministria është i pakompletuar sepse i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike, i cili është i domosdoshëm për lëshimin e kushteve ndërtimore”, është shprehur ai.
“Përndryshe jemi të habitur me aftësinë dhe kohën që gjen një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’u marrë me gjendjen shëndetësore të familjarëve dhe pushimet personale të stafit të Kryeqytetit”, ka deklaruar Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera