Lajme

Rama i gëzuar për linjën Prishtinë-Beograd, “Thumbon” Haradinajn: Paqja nuk fitohet me luftë

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 20 January 2020

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë është shprehur i gëzuar për lajmin e linjës së re direkte Prishtinë-Beograd, shkruan gazeta inFokus.

Ai thotë se ky është një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve.

“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm  për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”🙏Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë!”, ka shkruar Rama në Twitter.

-Advertisement-

E madje për këtë Rama ka thumbuar edhe Ramush Haradinajn, kryeministrin në detyrë për të cilin thotë se i vjen mirë që e ka përshëndetur këtë marrëveshje sepse sipas tij paqja nuk fitohet me luftë.

“Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap👍 Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit👎”, thuhet në postimin e Ramës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera