Lajme

Rama i gëzohet hyrjes së gjuhës shqipe si lëndë në Universitetin e Harvardit

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 12 May 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është gëzuar hyrjes së gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit.

“Gjuha jonë shqipe, një ndër më të vjetrat në botë, gjuhë zyrtare në tre shtete, tanimë do të jetë edhe lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në të treja nivelet”, ka shkruar Rama në Facebook.

Më tej ai ka ndarë edhe vargjet e Naim Frashërit për gjuhën shqipe.

-Advertisement-

Gjuha jonë sa e mirë!

Sa e ëmbël, sa e gjerë!

Sa e lehtë, sa e d’lirë!

Sa e bukur, sa e vlerë!

Pa shihni ç’gjuh’ e mirë!

Sa shije ka e hije,

Ç’e bukur edh’e lirë,

Si gjuhë Perëndije!

Kjo ‘shtë mëm’ e mirësisë,

Që bie qytetërinë,

Gasthin’ e vëllazërisë,

Njerëzin’ e miqësinë.

*GJUHA SHQIPE 

May be an image of 2 people and indoor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera