Rajoni dhe Bota

Rama i drejtohet në serbisht Vuçiqit në Twitter: Ngre traun për kamionët me mallra nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 31 March 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje publike presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, që të lirojë kamionët me mallra nga Kosova të cilët janë bllokuar në kufirin serb prej 24 orësh.

Një reagim të tillë Rama e ka bërë në twitter, duke i thënë presdientit serb se në këto kohë duhet ndihmuar njëri-tjetrin, raporton Express.

Rama e ka lutur kreun e shtetit serb që të ngre traun e kufirit dhe të zhbllokojë kamionët me mallra nga Kosova.

-Advertisement-

“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë!Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, ka shkruar Rama në twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera