Lajme

Rama humb kontrollin e duarve, dridhet gjatë ceremonisë së varrimit të viktimave në Thumanë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 29 November 2019

Edi Rama, kryeministri  i Shqipërisë të premten gjatë ceremonisë së varrimit të nëntë viktimave në Thumanë ka humbur kontrollin e duarve.

Kryeministri mundohet të qetësojë veten, madje në në një moment me dorën tjetër, kap krahun e majtë, me synimin të mos bjerë në sy, por situata i del jashtë kontrollit.

Kjo shihet qartë edhe në pamjet e mëposhtme. Rama në pak sekonda ka ndjerë ‘tërmet’ në trupin e tij. Nuk dihet ende se cila është gjendja shëndetësore se kryeministrit, por këto pamje tregojnë shumë.

-Advertisement-

Nga tragjedia që ndodhi në Shqipëri, humbën jetën 49 persona./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera