Lajme

Rama godet LSI-në për maturën shtetërore

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 05 June 2017

Me tone të ashpra, Edi Rama ka sulmuar të gjithë ata që tentojnë të mashtrojnë maturantët, duke i ofruar tezat e provimeve në këmbim të votave dhe akuzat iu drejtuan LSI-së.

“Sot në mëngjes lexova me trishtim një lajm që maturantëve ka filluar t’u ofrohet kopja e tezave të provimit të Maturës Shtetërore në këmbim të parave dhe kartave të identitetit për familjarët e tyre. Dua t’u them të gjithë maturantëve dhe prindërve që kushdo që ju ofron këtë është në mashtrim sepse tezat e Maturës Shtetërore janë të supersekretuara dhe askush nuk mund t’i ketë, jo më t’i nxjerrë në pazarin e votave. Mjafton një ofertë e tillë që shkel dinjitetin e prindërve tuaj për të refuzuar ofertuesin dhe për t’u bashkuar edhe më shumë,  edhe më të vendosur për Partinë Socialiste, për të çuar përpara reformën tonë në arsim dhe për t’i dhënë fund iluzionit se shkollat mund të merren me kopje, se votat mund të merren me kopje, se Shqipëria mund të mbahet peng me kopje”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, nga Poliçani sulmoi sërish Partinë Demoratike për mospërfaqësimin e grave, pasi në Qarkun e Beratit nuk ka asnjë grua në listë.

-Advertisement-

E në fund, Edi Rama ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve për të vijuar reformat e nisura me një mandat më të fuqishëm. /TopChannel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera