Rama ‘godet’ Kurtin për postimin me Xhakën e Shaqirin: Aspak dinjitoze të përdoren për politikë

Autori: Gazeta inFokus
15:19 | 04 December 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “është për të ardhur keq” pritja që ai të reagonte pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë, pasi dy shqiptarë luanin për helvetikët.
Rama në një konferencë për media të dielën tha se ai s’është kryeministër i Zvicrës dhe se nuk do të ishte “aspak dinjitoze” t’i përdorte për politikë futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Këto komente i dha pasi u pyet se pse s’reagoi të premtën në mbrëmje, ashtu siç bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.
“Nuk e kuptoj realisht se pse duhej të flisja. Unë s’jam kryeministri i Zvicrës. Jam kryeministri i Shqipërisë dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtare e Zvicrës dy qytetarë zviceranë që kanë kombësi shqiptare, që janë shqiptarë të cilët ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, çfarë do të bëja konkretisht? Do t’i përdorja ato dy figura për politikë. Dhe në një mënyrë aspak dinjitoze, për hir të së vërtetës”, tha Rama.
“Sepse është ekipi kombëtar i shtetit tjetër. Dhe do t’i fryeja zjarrit të një nacionalizmi – më falni për shprehjen – qesharak. Por nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak, aq i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme. Nuk e shoh fare të nevojshme dhe më duket që kush e bën këtë, nuk e bën gjënë e duhur”, shtoi ai.
Pak minuta pasi përfundoi ndeshja Zvicër – Serbi në Katar, Kurti ka postuar një fotografi të Xhakës dhe Shaqirit, duke shkruar: “Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”. Një reagim po aq i shpejtë erdhi edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Të tjera
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...