Rama: Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus
20:52 | 05 December 2022
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se, gjithçka është gati për të mikpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri.
Përmes një video ai ka prezantuar ambientet ku do të zhvillohet kjo ngjarje e rëndësishme rajonale dhe jo vetëm.
“Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri”, ka shkruar Rama.
Në prag të nisjes së punimeve të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, Këshilli i Evropës ka zbardhur temat e diskutimit dhe agjendën e takimit nesër në Tiranë.
Katër do të jenë temat ku do të fokusohet ky samit, kryesuar nga pasojat e agresionit të luftës në Ukrainë, ku liderët do të diskutojnë sesi të trajtohen pasojat negative në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.
Tema e dytë e diskutimit të liderëve do të jetë përforcimi i marrëdhënieve politike mes vendeve, ku fokusi do të jetë te të rinjtë.
Në këtë pikë do të vlerësohet edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun e brendshëm të BE-së, modernizimin e sistemeve të pagesave në përputhje me standardet e BE-së si dhe nisma për të lehtësuar logjistikën ndërkufitare dhe rrjedhën e vazhdueshme të mallrave
Së treti, në fokus do të jetë siguria kibernetike dhe manipulimi informacionit.
E fundit, por jo nga rëndësia, do të diskutohet menaxhimi i emigracionit, ku udhëheqësit do të shkëmbejnë pikëpamjet për trajtimin e përbashkët të problemit që është gjithnjë e më shumë në rrije. Kjo pikë përfshin harmonizimin e politikës së vizave të BE-së dhe bashkëpunimin në sistemet e kthimit.
Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi për kundër-terrorizmin dhe parandalimin e radikalizimit.

Të tjera
-
Kina shpërthen ndaj Trump për çështjen e Harvardit: Po njollosni imazhin e SHBA-së, vendim i motivuar politikisht
Kina e ka kritikuar ashpër vendimin e administratës Trump për të ndaluar Univ...
-
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo
Ministrja e Jashtme në dorëheqje, Donika Gërvalla, ka njoftuar për darkën e m...
-
Dështon seanca ndaj Sladan Trajkoviq që akuzohet për kri*me luf*te
Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte Sladan Trajkov...
-
GLPS mirëpret vendimin për fillimin e heqjes së masave ndaj BE-së
Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Ev...
-
Përplasje brenda qeverisë në largim? Gërvalla e demanton keq zv/ministrin Vokrri
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri u demantua ...
-
Policia në Pejë sekuestron 14 motoçikleta e shqipton 40 gjoba për kundërvajtje
Policia në Pejë ka bërë të ditur se ka sekuestruar 14 motoçikleta tё llojeve ...
-
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë
Një ngjarje tragjike që ka ndodhur më 6 maj në Milano të Italisë, pati humbur...
-
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet
Pasi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e përjashtoi mundësinë që Fatmir L...
-
Këta janë pesë të akuzuarit për fajde në Prizren – zbulohet skema e frikshme e grupit kriminal
Pesë persona po akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prizren se në bashkëkryr...
-
Posti i profesoreshës në Shkup për Baljen, Miftaraj: Qeverisje tipike “made in Albin Kurti”
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar ko...
-
Për herë të parë në Maqedoni të Veriut konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut njoftoi sot se dy rastet e...
-
Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Prizren për tri vepra, në mesin e tyre edhe fajdeja
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave pë...