Lajme

Rama gëzohet për bebet që lindën pas tërmetit: Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 02 December 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i gëzuar pas lindjes së dy bebeve pas tërmetit.

Ai ka thënë se ka një kohë për të vdekur dhe një kohë për të lindur, shkruan gazeta inFokus.

Rama ju ka uruar shëndet bebeve të cilat lindën në Kosovë dhë Shqipëri, duke i quajtur “Si kokrra e mollës”.

Ndërt të tjera ai ju drejtua refrenit të këngës “xhamadani vija-vija, është Kosova është Shqipëria/Rreh si zemër çiftelia sa e madhe është Shqipëria”

“KA NJE KOHË PËR TË VDEKUR DHE KA NJË KOHË PËR TË LINDUR😢😀
Dy bebe tërmeti lindin në Kosovë dhe Shqipëri si kokrra e mollës❤️Edhe 100 dhe shëndet e lumturi bashkë me prindërit e me gjyshërit e me kë t’u dojë zemra e vogël, që u bëftë sa më e madhe🙏
Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria/Rreh si zemër çiftelia sa e madhe është Shqipëria🇦🇱🤩👐🏿😍🇽🇰
#BrothersSisters👫”, ka shkruar Rama në Facebook./Gazeta inFokus/.

 

Të tjera