Lajme

Rama: Gati projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 15 September 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se tanimë kanë në dorë një projekt ambicioz të standardeve më të larta teknike e arkitektonike për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Ai ka njoftuar se nesër në Vlorë prezantohet projektit, tek “Tre Racat”, në orën 17.00.

“Pas negociatave tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar. Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standardeve më të larta teknike e arkitektonike. Për më shumë nesër në Vlorë në prezantimin e projektit, tek “Tre Racat”, 17.00”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera