Lajme

Rama fton qytetarët t’i bashkohen aktivitetit për pastrimin e Badovcit

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 06 Shtator 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit për pastrimin e liqenit të Badovcit.

Sipas njoftimit, pastrimi do të bëhet më 16 shtator, derisa afati për regjistrim është deri më 7 shtator.

Rama ka thënë se të gjitha shpenzimet e personave që do të marrin pjesë në pastrim ofrohen nga organizatorët.

-Advertisement-

“Bashkë për liqene më të pastërta! Ftohen vullnetarët që me 16 shtator, t’i bashkohen aktivitetit për pastrimin e liqenit të Badovcit”, ka shkruar ai në Facebook.

“Transporti, ushqimi, qeset e mbeturinave, dorezat, bluzat dhe të gjitha gjërat e nevojshme do të ofrohen nga organizatorët. Afati për regjistrim është deri më 7 shtator”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy