Rama flet për sulmet kibernetike të Shqipërisë në SHBA

Autori: Gazeta inFokus
17:10 | 21 September 2022
Në New York, SHBA vijojnë eventet, në kuadër të sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një prej takimeve të nivelit të lartë, me krerë të shteteve dhe qeverive, ku u diskutua ndër të tjera për aktualitetin në Ukrainë, situatën energjetike dhe sulmet kibernetike, mes të cilëve edhe sulmet e shumëfishta ndaj Shqipërisë.
Kryeministri Rama bëri një panoramë të situatës së përgjithshme ku informoi se së fundmi sistemet digjitale të qeverisë shqiptare u sulmuan nga Republika Islamike e Iranit, përfundim ky i arritur pas një ekspertize të detajuar të skuadrës Microsoft dhe skuadrës së agjencive të specializuara amerikane.
Për këtë, arsye – shpjegoi kryeministri, – u ndërprenë në mënyrë të menjëhershme marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri tha ndër të tjera se i gjithë rajoni po përballet me sulme të kësaj natyre, përfshi këtu Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Rama ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës, ndërsa sa i takon diskutimeve mbi krizën energjetike në shkallë globale, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk varet nga gazi rus por bazohet 100 % në energjinë e burimeve hidrike.

Të tjera
-
Haradinaj: Ne kemi dhënë zgjidhje për tre emra pa asnjë kusht, për Limajn s’kam qëndrim
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se si parti kanë dhënë emrat që ...
-
Nuk bën punë as prostesta, drejtori i ZRRE-së: 1 qershori do të jetë data e liberalizimit të tregut
Ymer Fejzullahu, drejtor i ZRRE-se ka reaguar në lidhje me për protestën e bi...
-
Muja s’e mohon se po tentojnë t’i bindin deputetët e partive tjera: Nuk është fare e fshehur kjo punë
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, s’ka mohuar përpjekjet e bashkëpartiak...
-
Haxhiu s’tregon edhe sa herë do të provojë që të zgjidhet kryeparlamentare: Pyesni opozitën
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryeparlamentare, Albule...
-
Rashiq tregon se a do ta votonte Fatmir Limajn për kryerparlamentar
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur s...
-
Mehmetaj: Kurtit nuk i pëlqejnë bizneset e Kosovës me zyre e punëtorë por i don bizneset si NOA që nuk i kanë ato e marrin miliona euro
Gazetari Lirim Mehmetaj i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i c...
-
Flutura Kusari i reagon ministrit Peci: Kryej punët ministri, mediat ka kush i vlerëson
Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar ashpër pas deklaratës së minist...
-
Përfundon protesta e bizneseve, zhbllokohen hyrjet e Prishtinës
Ka përfunduar protesta e bizneseve që bllokuan hyrjet e Prishtinës në shenjë ...
-
Protesta e bizneseve, Bajrami: Beteja e Kurtit është ta shkatërrojë vendin – i vetmi përfitues Serbia
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas dështimit të seancës së sotme, ka fol...
-
Krasniqi: Të tjerë në LVV kanë pasur ambicie për karrigen e kryeparlamentarit, por duket se Haxhiu për Kurtin është më e rëndësishme sesa krejt ata
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar...
-
Krasniqi: E turpshme, Kurti i krahasoi bizneset e punëtorët e Kosovës me bandat kriminale që bllokuan rrugët
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është për keqardhje që as në tentat...
-
Protesta e bizneseve, Rizvanolli thërret konferencë për media
Bizneset po protestojnë në hyrjet kyçe të Prishtinës qysh nga ora 10:00 e der...