Rama flet për ndotësit më të mëdhenj të vendeve turistike- përmend edhe kosovarët: Lëshojnë plehrat
Autori: Gazeta inFokus
16:30 | 04 September 2025
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se janë shqiptarët ndotësit më të mëdhenj të parqeve dhe pikave turistike në vend, jo turistët e huaj.
Në fjalën e mbajtur në një aktivitet për sezonin turistik veror, Rama tha se në pikat më të bukura turistike janë edhe grumbujt më të mëdhenj të plehrave.
“Turistë jo anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht folës por shqip folës, nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut. Shqipe që mblidhen për të shijuar bukuritë dhe për të shijuar pushimet që ndalojnë dhe në pikat turistike panoramike, bëjnë dhe selfie “oh sa e mirë je ti moj Shqipëria ime” dhe në të njëjtën kohë shkarkojnë plehrat nga veturat e tyre”, tha Rama, raporton A2 CNN.
“Dhe po të shikosh pikat panoramike, po të shikosh pikat ku është e mundur të ndalohet janë dhe pikat ku ka grumbullimet më të mëdha të plehrave të përdorimit personal që hidhen dhe jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit më të mëdhenj të stadiumit kombëtar, jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ta që thyejnë karriget në stadium dhe që synojnë t’i kthejnë në luftëra ndeshjet kur ato qëllon që të jenë me Serbinë apo me ndonjë tjetër që këta janë gati ta luftojnë në stadium. Ndërkohë këta janë ndotës të Shqipërisë kur vjen puna tek qëndrimi në plazh”.
Rama ka kritikuar edhe sjelljen ndaj turistëve, veçanërisht në Ksamil.
“Plazh i dhunuar për Ksamilin dhe kjo është fjala e duhur për shumë plazhe të tjera. Ksamili nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shohin si një tokë për t’u pushtuar dhe për t’u sjellë me turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë dhe shkopin e çadrës mbi kokë, apo për të vendosur çmime për të qëndruar në dendësi të paimagjinueshme në plazh, janë çmime që lëndojnë imazhin e turizmit shqiptar”.
Rama: Ksamili dhe Dhërmiu, tërësisht plazhe publike
Plazhi i Ksamilit dhe i Dhërmiut do t’i kalojnë tërësisht në administrim bashkisë. Lajmin e dha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fund të fjalës së tij gjatë aktivitetit për të vendosur piketat e rrugëtimit turistik për Shqipërinë 2030. Duke i konsideruar si plazhe të dhunuar, Rama tha se së shpejti do të publikohet edhe plani i ri për bregdetin.
“Shumë shpejt do të nxjerrim edhe gjithë planin e ri për bregdetin dhe në bashkëpunim me gjithë bashkitë, do të kuptojmë ekzaktësisht se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin tërësisht, por dy njëherë janë të sigurta, Ksamilin dhe Dhërmiun”.
Një tjetër problematikë sipas kryeministri është çështja e mbeturinave, ku sipas tij ndotësit më të mëdhenj të Shqipërisë janë shqiptarët dhe jo turistët e huaj.
“Turistë jo anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht folës por shqip folës, nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut. Shqipe që mblidhen për të shijuar bukuritë dhe për të shijuar pushimet që ndalojnë dhe në pikat turistike panoramike, bëjnë dhe selfie “oh sa e mirë je ti moj Shqipëria ime” dhe në të njëjtën kohë shkarkojnë plehrat nga veturat e tyre. Dhe po të shikosh pikat panoramike, po të shikosh pikat ku është e mundur të ndalohet janë dhe pikat ku ka grumbullimet më të mëdha të plehrave të përdorimit personal që hidhen dhe jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit më të mëdhenj të stadiumit kombëtar, jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ta që thyejnë karriget në stadium dhe që synojnë ti kthejnë në luftëra ndeshjet kur ato qëllon që të jenë me Serbinë apo me ndonjë tjetër që këta janë gati ta luftojnë në stadium. Ndërkohë këta janë ndotës të Shqipërisë kur vjen puna tek qëndrimi në plazh”.
Rama tha se Qeveria nuk mund të bëjë pastrimin e të gjitha bashkive, por do të bëjnë trajtimin e mbetjeve në nivel kombëtar.
“Ndërkohë trajtimi i mbetjeve siç e kemi thënë është një problem i madh. Qeveria nuk mund të pastrojë Vlorën me gjithë vullnetin dhe dëshirën e të gjithëve ne që Vlora të jetë e pastër, duhet ta pastrojë bashkia. Qeveria s’mund të bëjë pastrimin e qytetit por qeveria do të angazhohet për të bërë trajtimin e mbetjeve e të gjithë qyteteve dhe të gjithë bashkive në nivel kombëtar. Ashtu sikundër kemi folur dhe për furnizimin me ujë dhe nuk po zgjatem”.
Një tjetër element që duhet parë përfundimisht për kreun e qeverisë, është zhurma. Sipas tij duhet të ndalojë muzika në bare të plazhit, jashtë orarit të plazhit, dhe do të bëhet ridimensionim i numrit të tyre.
“Është tallavaja e beachbar-eve të vendosura jo për të shërbyer, por për stresuar gjithë dynjanë. Zona të tëra të banuara ku 99% e pushuesve nuk janë prezent në ato beachbar-e, 99.99 duhet të vuajë ngritjen e muzikës në kupë të qiellit kështu që ne do ta ndalojmë muzikën. Nuk do ketë më muzikë në beach-bar dhe madje do të bëjmë një ridimensionim edhe me kërkese të kryetareve të bashkive të numrit të beachbar-eve dhe të mënyrës sesi beachbar-et do të lidhen pastaj me shërbimin në tërësi. Se u habitëm fare. Hap beachbar dhe nga beachbar në beachbar është si të kalosh gjithë historinë e Rock and Roll me një volum konkurrues që këtej të bërtet Metalica dhe nga mbrapa të gjëmon ndonjë tjetër. Kështu që edhe kjo duhet parë. Muzika duhet ndaluar plotësisht jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit muzika duhet të jetë për ata që shkojnë te beachbar jo dhe për ata që kalojnë te bypass-i i Fierit. Dhe kush do të bëjë muzikë dhe kush do të dëgjojë muzike me zë të lartë deri në 5 të mëngjesit duhet ta ofrojë dhe duhet ta marrë në territore në zona ku nuk është i gjithë qyteti dhe nuk është e gjithë bashkia që duhet të dëgjojë jehonën”.
Rama solli në vëmendje largimin e turistëve japonezë nga Dhërmiu për shkak të muzikës.
“Në Dhërmi erdhën për herë të parë besoj sipas statistikave dhe një grup turistësh japonezë të cilët u larguan të nesërmen pasi kishin prenotuar 10 ditë, u larguan të nesërmen të terrorizuar nga muzika. Thjesht u larguan. Ja ku është dhe Vangjeli që mezi i priste japonezët, ikën japonezët, morën malet e Shqipërisë dhe u qetësuan lart në Theth”.
Ksamilin e cilësoi si plazh të dhunuar për shkak të rritjes së çmimeve dhe shërbimit jo të mirë.
“Plazh i dhunuar për Ksamilin dhe kjo është fjala e duhur për shumë plazhe të tjera. Ksamili nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shohin si një tokë për t’u pushtuar dhe për t’u sjellë me turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë dhe shkopin e çadrës mbi kokë, apo për të vendosur çmime për të qëndruar në dendësi të paimagjinueshme në plazh, janë çmime që lëndojnë imazhin e turizmit shqiptar”.

T� tjera
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...































