Rama flet pas takimit me Zaev
Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 12 July 2017
Edi Rama deklaroi se sa më e fortë, demokratike dhe e suksesshme të jetë Maqedonia, aq më fortë dhe më e mirë është Shqipëria.
Rama arsyeton se meqënëse në Maqedoni shqiptarët janë popullsi shtetformuese, sa më mirë të jenë ata, aq më e mirë është edhe e ardhmja për të gjithë.
Kryeministri zbuloi se nuk ka pasur tensione mes shteteve në Trieste, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor. Rama u shpreh se i ka komunikuar edhe kryeministrit të ri të shtetit fqinj, Zoran Zaev, se shqiptarët duan suksesin e Maqedonisë në të gjitha aspektet.
PRONONCIMI I PLOTË I RAMËS PËR “DW”
S’ka pas tensione fare midis nesh si shtete por ka pasur tensione të brendshme politike dhe një retorikë deri dhe skandaloze brenda Maqedonisë ku unë nuk dua fare të hy për të bërë komente. Është shumë e thjeshtë, sa më e fortë Maqedonia, sa më demokratike Maqedonia, sa më e suksesshme Maqedonia, aq më e fortë dhe më e mirë Shqipëria sepse në Maqedoni jetojnë shqiptarë që janë popullsi shtetformuese dhe sa më mirë të jenë ata, aq më mirë jemi ne, aq më e mirë është e ardhmja për të gjithë.
Çfarë u arrit në bisedë?
Jo, hiç. Kemi folur për të ardhmen, s’jemi marrë me të shkuarën dhe kemi diskutuar për hapat që duhet të hedhim për të forcuar marrëdhëniet bilaterale në të gjitha aspektet. Unë i kam bërë edhe njëherë të qartë homologut tim se ne duam suksesin e Maqedonisë në të gjitha aspektet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...