Rama fajëson Ministrinë e Financave për ngritjen e tatimit në pronë

Autori: Gazeta inFokus
17:25 | 24 January 2023
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas raportimit për ngritjen e çmimeve për tatimin në pronë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka deklaruar se ka pranuar shqetësime të arsyeshme që nga dita e djeshme për këtë ndryshim të çmimit.
“Për të evituar hutinë e shkaktuar nga deklaratat e nxjerra deri më tash, dëshiroj ta bëj më se të qartë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit, të cilët janë ata që direkt preken nga ky proces. Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (neni 17 i Ligjit nr. 06/005 dhe UA MF-Nr. 08/2019) Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa Kryeqyteti sipas të njejtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë. Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, ka thënë Rama.
Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, por rritja ka ardhë si pasojë e ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave.

Të tjera
-
Flutura Kusari i reagon ministrit Peci: Kryej punët ministri, mediat ka kush i vlerëson
Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar ashpër pas deklaratës së minist...
-
Përfundon protesta e bizneseve, zhbllokohen hyrjet e Prishtinës
Ka përfunduar protesta e bizneseve që bllokuan hyrjet e Prishtinës në shenjë ...
-
Protesta e bizneseve, Bajrami: Beteja e Kurtit është ta shkatërrojë vendin – i vetmi përfitues Serbia
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas dështimit të seancës së sotme, ka fol...
-
Krasniqi: Të tjerë në LVV kanë pasur ambicie për karrigen e kryeparlamentarit, por duket se Haxhiu për Kurtin është më e rëndësishme sesa krejt ata
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar...
-
Krasniqi: E turpshme, Kurti i krahasoi bizneset e punëtorët e Kosovës me bandat kriminale që bllokuan rrugët
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është për keqardhje që as në tentat...
-
Protesta e bizneseve, Rizvanolli thërret konferencë për media
Bizneset po protestojnë në hyrjet kyçe të Prishtinës qysh nga ora 10:00 e der...
-
Rukiqi e godet Kurtin: Me i krahasu me Radojçiqin, bizneset që punësojnë mbi 150 mijë persona, është poshtërsi
Berat Rukiqi ka reaguar ndaj një deklarimi të deputetit të Kuvendit të Kosovë...
-
Dështon edhe seanca e 23-të për konstituimin e Kuvendit, ngërçi politik vazhdon
Për të 23-tën herë me radhë ka dështuar mbajtja e seancës për konstituimin e ...
-
Limaj para nisjes së seancës flet për “marrëveshjen xhentelmene” me Kurtin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para fillimit të se...
-
Kurti nuk flet për media para vazhdimit të seancës
Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk pranoi të flasë për media pak para vaz...
-
Thotë se s’ju beson mediave, por flet para tyre, Peci: Unë jam libër i hapur
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci i cili veç dy ditë më parë u mbajt...
-
Avokati i popullit jep qëndrimin për rritjen e çmimit të energjisë, kritikon institucionet
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka ofruar qëndrimin e përgjithshëm lidhur me ç...