Lajme

Rama: Edhe unë mbaja vath, e hoqa kur më vdiq babai!

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 12 December 2019

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar këtë të enjte në Durrës dy familje të prekura rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Teksa fliste me dy kryefamiljarët që humbën të afërmit nën gërmadha, Rama është ‘ngacmuar’ në një moment kur ka parë një djalë të familjes Gjana, i cili mbante një vath në veshin e majtë.

Ai i tha të riut se i hoqi ‘mallin’ për vathin që mbante dikur. Më tutje Rama u shpreh se vathin e hoqi ditën kur i vdiq i ati dhe se në rrugëtim nga Parisi drejt Tiranës, mjekrën e hoqi pa shkumë. ‘Ishte dita kur u bëra “normal” tha Rama, duke shtuar se shumë e konsideronin “anormal” prej pamjes.

Rama: Më hoqe mallin e vathit tim. Kam pas edhe unë një vath kur isha…sa vjeç je ti?

-Advertisement-

Djali: 29

Rama: Aq kam qenë dhe unë. E di kur e hoqa vathin unë

Djali: Kur?

Rama: Unë e hoqa vathin kur më vdiq babi, isha në Paris. Kishim shumë marrëdhënie të afërt. Ai vdiq në mëngjes, por unë duhet të nisesha të nesërmen sepse nuk kishte avion. Nga stresi kam ndenj, nuk e di sa orë, kam hequr mjekrën pa shkumë farë, hoqa vathin dhe u bëra si njeri normal, se atëherë quhesha anormal. Erdha për varrimin pastaj po atë ditë u bëra ministër, koincidencë e paparë dhe isha gati.

I zoti i shtëpisë, Fatmir Gjana: Edhe këtij si duket i ka ardhur koha.

Duke filluar nga minuta 44:00

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera