Lajme

Rama e Osmani nënshkruajn marrëveshjen për projektin më të madh në rajon të sistem të ngrohjes

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 20 December 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen e ngrohjes me energji diellore.

Rama e ka quajtur këtë projekt si më të madhin në rajon.

“Prishtina po transformon sistemin e ngrohjes përmes energjisë diellore

-Advertisement-

Sot, bashkë me përfaqësuesin e Kfë, z. Pablo Obrador dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos, z. Fisnik Osmani nënshkruam Marrëveshjen e Veçantë për projektin më të madh në rajon – #Solar4Kosovo.

Nëpërmjet këtij projekti do të kontribuojmë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje, i cili do të jetë më efiçient, më i sigurt dhe më miqësor me ambientin

Faleminderit partnerëve tanë, Kfë 🇩🇪 dhe BERZh, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm drejt” shkruan Rama në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera