Lajme

Rama: E kryem detyrën tonë, ndihmuam vëllezërit tanë

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 11 December 2019

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Rrahman Rama në studion e Abc News e ka treguar për operacionin pas tragjedisë së tërmetit në Shqipëri.
Rama ka thënë se FSK e ka kryer detyrën e sajë, duke theksuar se e situata e krijuar nga tërmeti është një luftë në llojin e vet“.

“Informacionin për operacionin i kemi marrë nga ushtria shqiptare dhe i falenderojmë për mbështetjen. Ne kemi kryer detyrën tonë, kemi ndihmuar vëllezërit tanë.

Isha në Thumanë, me presidentin, dhe fakti që trupat tanë kanë vepruar me trupat greke, një shtet që nuk e ka njohur Kosovën
Është një luftë pak më specifike, por kjo është e llojit të vet. Është e vështirë për tu parashikuar, por ne duhet të kryejmë obligimin”, tha Gjenerali./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera