Lajme

“Rama e ka të gjithë tepsinë për vete! Ta hajë deri sa të fryhet!”

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 26 June 2017

Ylli Manjani ish-ministri i Drejtësisë përmes një status në profilin e tij në “Facebook”, shprehet se Rama tashmë e ka marrë të gjithë tepsinë e pushtetit.

Ai shprehet se Rama dhe PS fituan me paratë e drogës dhe se është i sigurt se votat janë blerë.

Statusi i Ylli Manjanit:

-Advertisement-

 Basti i fituar. Ky është i pari bast që fitoi Edi Rama. Disa ditë më parë shkruajta që “nëse e fiton këtë bast, ta gëzojë Shqipërinë”! Sot e përsëris: Ta gëzojë Shqipërinë! Sukses nuk i uroj dot, sepse nuk fitoi zgjedhjet, por bastin!

Nuk fitoi programi, por barcaleta! Nuk e fitoi kryeministrinë, por i mbeti në dorë. Ai donte të qeveriste vetëm, ja ku ja arriti kësaj dite! E ka të gjithë tepsinë për vete! Ta hajë deri sa të fryhet! E ardhmja?! Nuk e di! Askush se di! Dyshimet janë stërmunduese! Nuk pritet gjë e mirë! Idetë e rrezikshme të tij mbi demokracinë, liritë dhe sundimin e ligjit, vështirë të kenë pengesa! Shteti do jetë krejt në dorë të tij! Nuk ka më asnjë alibi që dikush po e pengon! Sa për blerjen e votave: jam i bindur që janë blerë! Me para në dorë dhe relativisht masivisht! Kanabis solli potencial te madh financiar!

Por, fajin më së pari e ka ai që e shet votën! “Shitësi” i votës është shitësi i demokracisë. Ky është rregulli bazë i logjikës. Të tjerat janë stërhollime politike e ligjore! Nëse njerëzit e shesin lirinë e demokracinë, ka mbaruar çdo logjikë e mëtejshme! Blerësit ndjehen “legjitimë” ti nxjerrin ujët e zi çdo gjëje! Kundërshtarët e Ramës duhet tē kërkojnë arsyet e kësaj gjendje tek vetja dhe jo tek të tjerët. E sigurt është që fituesi kishte strategji më të mirë. Kërkimi i “fajit” tek sondazhet nuk ndihmon! Fakt është që sondazhi i IPR Marketing dhe Ora Neës, me pak saktësime doli korrekt!

Me rëndësi tani është organizimi i Shqipërisë opozitare! Pa opozitë diktatura monopartiake do ta ketë krejt të lehtë të bëjë ç’të dojë! Duhet të kthejmë zgjedhjet në alternativë dhe jo në bast! Bastet i fiton gjithmonë pushteti!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera