Lajme

“Rama do ta bëjë ministre”, Vlora Çitaku publikon një fotografi nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 02 May 2021

Gazetari shqiptar, Çim Peka ka thënë se ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, do të emërohet ministre në Qeverinë “Rama 3”. Peka ka thënë se Çitaku si “njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do ta marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare.

Çitaku, ndërkaq, ndoshta jo me shkas, përmes rrjetit social “Facebook” ka treguar se po qëndron në Shqipëri. Ajo ka publikuar një fotografi duke shkruar “Beautiful Albania”.

-Advertisement-

Në një shkrim autorial, Peka ka theksuar se emërimi i Çitakut nga ana e Ramës si ministre e Jashtme e Shqipërisë, nuk është thjesht një emërim nepotik, por “amaneti i vërtetë i Thaçit dhe “futje gishtash në sy” për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Albin Kurti dhe Edi Rama sot janë në pole të kundërta dhe në marrëdhënie e dobëta personale, pikërisht sepse ky i fundit do të bëhet Zot në shtëpinë e tjetrit. Dhe jo vetëm të bëhet Zot në shtëpi, por dhe t’i shesë oborrin fqinjit verior. Që Rama të uzurpojë këtë rol dhe të minojë pozitën e Kurtit sigurisht i duhet ndihmë dhe nga Kosova. Nga njerëz të afwrt të tij dhe të Thaçit. Askush nuk mund ta luajë këtë rol më mirë se Vlora Çitaku. Njeriu më i afërt i Thaçit dhe mike personale e familjes Rama, ajo pritet të emërohet Ministre e Jashtme në Kabinetin Rama 3”, ka shkruar Peka ndër tjerash.

Rama ka fituar zgjedhjet e përgjitshme parlamentare në Shqi[ëri, që u mbajtëm më 25 prill. Partia Socialiste e tij ka arritur ta fitojë edhe mandatin e tretë, duke pasur mundësi që ta formojë vetë Qeverinë e re shqiptare. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera