Lajme

Rama: Do marrim punëtorë nga jashtë, këta të rrinë të pinë kafe me lekët e babës se janë juristë

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 21 February 2020

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video teksa ka qenë duke inspektuar në Durrës riparimet dhe restaurimet pas dëmtimeve të 26 nëntorit.

Teksa ka qenë duke biseduar me një inxhinier, Rama është shprehur se do të marrim edhe punëtorë nga jashtë po të jetë nevoja.

Rama:

-Advertisement-

Të gjithë thonë vende pune, vende pune, po vendet e punës që do hapi ndërtimi janë pafund në kuptimin e nevojës.

Ne do të marrim edhe punëtorë nga jashtë po të jetë nevoja, vijnë punëtorë nga kontinente të tjera dhe këta të rrinë poshtë tek kafja se janë juristë.

Dhe e pinë kafen me lekët e babës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera