Rama dhe Brnabiq shkëmbejnë letra për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 21 December 2018
Serbia ka shprehur synimin që të hyjë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, me tendencën që t’i prishë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Nëpërmjet dy letrave dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka shprehur shqetësimin se gjërat në rajon po shkojnë tmerrësisht keq, shkaku i Kosovës.
Kësisoj, ajo ka shkuar aq larg sa t’i kërkojë Ramës ta rishikojë pozicionin e tij mbështetës për shtetin që shpalli Pavarësinë më 17 shkurt 2008.
Në letërkëmbimin që ka siguruar “Koha Ditore”, Rama shpreh habinë me kërkesën e Bërnabiqit, teksa i ka kujtuar asaj vuajtjet që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës në shekullin e kaluar, dhe pengesat e tanishme ndaj përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Siç e thoni në të dyja letrat, vendi im ka vendosur besimin më të madh në Republikën e Kosovës dhe autoriteteve të saj. Kjo është me të vërtetë lidhja jonë natyrore si një komb, që rrjedh jo vetëm nga lidhja jonë e veçantë me Kosovën, por më e rëndësishmja nga angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe vetë Kosovës për të forcuar shtetësinë dhe për të ndërtuar një vend demokratik, multietnik dhe shumë-besimesh”, shkruan në letërkëmbimin e Ramës, që mban datën 3 dhjetor 2018.
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...