Lajme

Rama dhe ambasadori Abbott ndjekin së bashku kurorëzimin e Mbretit Charles

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 06 May 2023

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ishte i ftuar nga ambasadori britanez në Kosovë, Nicholas Abbott, për të ndjekur kurorëzimin e Mbretit Charles III.

Rama falendëroi Abbottin për ftesën, duke e përmendur edhe takimin e tij me Mbretin Charles në vitin 2015.

“Si një udhëheqës vizionar, një mendimtar progresiv dhe një mbrojtës serioz i mjedisit, nga Prishtina i përcjell urimet më të sinqerta në këtë ngjarje historike” ka shkruar Rama në Facebook.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë i kryetarit:

Falënderoj Shkëlqesinë e Tij Nicholas Abbott dhe bashkëshorten e tij Marcelle për organizimin e festës së Koro­na­dës për Kurorëzimin e Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III, të cilën e përcollëm bashkë me bashkëshorten time, Kristalen.

Unë kisha nderin ta takoj Mbretin Charles III. në turnenë e tij të Ballkanit në vitin 2015, ku pata privilegjin ta pres në Hamam Jazz Bar në Prishtinë.

Si një udhëheqës vizionar, një mendimtar progresiv dhe një mbrojtës serioz i mjedisit, nga Prishtina i përcjell urimet më të sinqerta në këtë ngjarje historike.

Besoj që trashëgimia e tij do të mbetet në zemrat e brezave të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera