Lajme

Rama-Bashës: Mos kërko raste që akoma nuk janë sistemuar, për ti përdorur për politikë nuk na duhet zymtësi

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 03 December 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës përmes një statusi në Twitter.

Ai shkruan se Basha po mundohet ta përdorë këtë situatë të zymtë që është për momentin në Shqipëri për poena politikë, duke gjetur raste që ende nuk janë sistemuar./Gazeta inFokus/

Statuset e Ramës:

-Advertisement-

Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll.

I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera