Lajme

Rama: Balilajt e LSI-së, sistem që duhet shembur

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 16 June 2017

Në Sarandë, Kryeministri Edi Rama mori si shembull Bashkinë e Delvinës, të drejtuar nga LSI për të kërkuar 71 mandate më 25 qershor.

Rama renditi me radhë punonjës të kësaj bashkie, që sipas tij, që të gjithë kanë lidhje gjaku, ose miqësie me kryebashkiakun dhe me bashkëshorten e tij.

Rama tha se beteja e Partisë Socialiste nuk ngrihet kundër një partie, por kundër një sistemi.

-Advertisement-

“Është fjala për një sistem partish që vijnë tek ju me lloj-lloj programesh, flamujsh e premtimesh, marrin votat tuaja dhe pastaj turren në Tiranë dhe i thonë partisë që fiton zgjedhjet, o tepsinë për mua, o s’ka koalicion me ty! Këtë sistem ne duam ta përmbysim dhe kjo nuk është një luftë politike me një parti tjetër, por luftë për historinë e re të Shqipërisë, për vajzat dhe djemtë e këtij vendi që shkojnë jashtë, shkollohen, marrin përvojë”, tha ai.

Kryeministri tha se klane të tilla që kanë pushtuar një territor ka kudo, nga pushteti vendor e deri tek institucionet më të larta, ku tepsia, sipas tij, ndahet me partitë e vogla që duan pushtetin dhe jo shtetin./ Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera