Lajme

Rama: Bajram Rexhepi ishte shqiptar i ndershëm dhe patriot

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 21 August 2017

Me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka lartësuar figurën e tij, duke thënë se Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot.

Rama, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Bajram Rexhepi ishte një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija.

Postimi i Ramës:

-Advertisement-

“Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.

Lamtumirë mik i mirë!” (sic), ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera