Lajme

Rama: Avioni i parë në aeroportin e Vlorës ulet në verën e vitit 2025

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 08 August 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është duke u punuar në Aeroportin e Ri Ndërkombëtarë të Vlorës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se avioni i i parë pritet të ulet në vitin 2025.

“Mirëmëngjesi dhe me Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Vlorës, ku ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës, e ku punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025, kur “ShqipëriaTuristike do të hyjë në fazën tjetër drejt marrjes së vendit kampion në Ballkan për turizmin brenda kësaj dekade, ju uroj një ditë të paqme”, ka thënë Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera