Lajme

Rama: Askush nuk e zë vendin e Kosovës, BE-ja na ka zvarritur me negociatat

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 09 June 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se respekton vendimin e Kosovës për të mos qenë pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

Në një deklaratë për mediat nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, Rama nënvizoi se askush nuk e zë vendin e Kosovës në Ballkanin e Hapur.

“Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vetë për veten e vetë. Vendi për Kosovën në Ballkanin e Hapur është aty.  Askush nuk e zë, askush nuk e mbush dot nëse nuk e mbush vetë Kosova. Nuk dua të them asgjë më shumë sepse çfarë kam pasur për t’i thënë i kam thënë. Ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh”, tha kreu i qeverisë.

-Advertisement-

Në lidhje me mos hapjen e negociatave, Rama u shpreh se është fakt që Bashkimi Europian e ka zvarritur këtë proces.

“Nuk është akuzë. Është fakt që Bashkimi Europian na ka zvarritur, që BE-ja jep fjalën dhe nuk e mban në raport me procesin e integrimit, këtë unë jam i fundit që e them sepse e kanë thënë vetë përfaqësuesit e vetë Bashkimit Europian”, deklaroi Rama./Euronews

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera