Rama arsyeton propozim-vendimin për anulimin e Planit Rregullues për “Kalabrinë”, banorët futen në sallë
Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 18 March 2022
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në mbledhjen e sotme të kuvendit, ka arsyetuar propozim-vendimin për anulimin e vendimit për miratimin e Planit Rregullues të hollësishëm për lagjen “Kalabria”, i cili tha se aspekti i shfuqizimit është si rezultat i vendimit të ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) që ka shpallur të pavlefshëm Planin Rregullues.“Është kërkesë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës-së.
Ne duhet ta bëjmë një analizë të mirëfilltë se çka i nevojitet kësaj lagje me koeficientin 2.4. Ne po mundohemi të bëjmë Planin legal, sepse për momentin është e jashtëligjshme”, tha ai.
Rama premtoj se brenda periudhës gjashtë mujore do të sjellë planin e ri për këtë lagje.
Derisa në sallë po shqyrtohet kjo pikë janë futur edhe protestuesit, banorët e lagjes “Kalabria”, të cilët po kundërshtojnë shfuqizimin e Planit rregullues.
Ndërsa, në shenjë pakënaqësie për shfuqizimin e këtij Plani, VV, AAK dhe AKR, kanë lëshuar mbledhjen.
Asamblisti Gëzim Sveçla nga VV tha se kjo çështje nuk ishte dashur të jetë as në rend të ditës dhe sipas tij, nëse votohet sot ky shfuqizim do të bllokojë zhvillimin e kësaj lagje, e po ashtu edhe rrugën A.
Për këtë pikë të rendit të ditë ai tha se nuk do të qëndrojnë në sallë.
“Nëse ne sot votojmë këtë , rrezikojmë të bllokojnë zhvillimin e kësaj lagje të qytetit, rrugën ‘A’. Ne kërkojmë që mos të votohet.
Prandaj, ne e lëshojmë mbledhjen”, tha ai.Edhe Valbona Ajeti nga AAK ka thënë se kundërshtojnë shfuqizimin e këtij vendimi dhe nuk do të qëndrojnë në sallë.Sami Boroci nga AKR tha se nuk e mbështesin shfuqizimin e këtij plani për “Kalabrinë”, sepse siç tha ai nuk ka asnjë logjikë me votuar sot diçka të tillë.
“Edhe ne si grup e lëshojmë sallën. Nuk ka asnjë logjik me shfuqizuar këtë plan”, tha ai.
Ndërsa, asamblistët e LDK-së dhe PDK-së kanë mbështetur shfuqizimin e këtij Plani Rregullues për “Kalabrinë”.
Ndërkaq, disa përfaqësues të lagjes “Kalabria”, që ishin brenda mbledhjes, ngritën zërin para asamblistëve që mos ta votojnë propozimin e komunës për anulimin e Planit të punës.
Kuvendi mori pauzë deri në orën 13:00, ku pritet të hidhet në votim ky propozim.
Të tjera
-
Administrata Biden i ka dërguar Kongresit raportin mbi strategjinë për luftën në Ukrainë
Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të kla...
-
Vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror, shpaloset sot
Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit...
-
Paralajmërimi për vërshime, ekipet emergjente në Prishtinë janë në gatishmëri
Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet pas paralajmërimeve nga Ins...
-
“Karantina gjatë pandemisë së COVID-19 mund të ketë plakur para kohe trurin e adoleshentëve”
Një studim nga Universiteti i Uashingtonit ka zbuluar se pandemia COVID-19 mu...
-
Publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencën në të cilin d...
-
Moti sot kryesisht i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i v...
-
Lajçak takon Vuçiqin sot në Beograd
Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesin s...
-
Moti për nesër: Reshje të dendura shiu, mund të shkaktojnë probleme apo përmbytje
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me rrebeshe e res...
-
Apple prezanton serinë e re të smartfonëve
Firma globale e teknologjisë me bazë në SHBA, Apple, prezantoi sot serinë e s...
-
Ish-deputeti i Vetëndosjes: Me Kurtin mbaron tranzicioni politik, e votuan veç me i çu tjerët n’shpi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha në Pressing në T7 s...
-
Gashi: Qeveria Kurti me afera të jashtëzakonshme korruptive
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka pa...
-
Debati i nesërm Harris-Trump, dhjetëra miliona amerikanë pritet ta ndjekin
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republi...