Rama akuzon opozitën për lidhje me Rusinë
Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 17 October 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama akuzoi edhe një herë opozitën për lidhje me Rusinë, ndërsa quajti diktator presidentin rus, Vladimir Putin.
Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Rama paralajmëroi edhe një herë për një dimër të vështirë, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
“Kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër, është e zhytur në thesin e rublave. Është praktikisht fatkeqësi edhe veprimtaria, edhe mënyra sesi vepron, mbajnë erë. Dhe ajo çka dimë, nuk është e gjitha ajo që duhet ditur”, tha Rama.
Ai e quajti luftën në Ukrainë kërcënimin më të madh të kësaj epoke.
“Një agresion në dyert e Europës, që ka sjellë si pasojë përveç bombave dhe krimeve të panumërta në Ukrainë edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë në të gjithë botën, por patjetër në Europë dhe sigurisht edhe në Shqipëri”, tha Rama. “Është një inflacion lufte, kostoja që i paguajmë aventurës së një diktatori si Vladimir Putini, por nga ana tjetër, edhe pse nuk është qeveria që ka sjellë inflacionin, i takon asaj të bëjë gjithçka për të lehtësuar peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë”.
Kryeministri tha se buxheti i vitit të ardhshëm, që është duke u finalizuar, është dyfishi i atij të vitit 2013.
“Çka tregon se shumëçka ka ndryshuar pozitivisht në funksion të të ardhmes së vendit, por është i bazuar te vendosmëria për të vazhduar të mbështesim të gjithë, sa të jetë e mundur. Uroj të kemi edhe shiun e nevojshëm, pasi duhet që jemi shumë të varur nga burimet ujore dhe duke pasur më shumë prurje, do të kemi më pak nevojë për të dalë në import. Gjithsesi do të vazhdojmë të dalim, sepse Shqipëria nuk prodhon sa për të mbushur të gjitha nevojat. Jemi shumë besimplotë që do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha. Sigurisht do të jetë dimër i vështirë, por me masat që kemi marrë besoj që do ta kalojmë më lehtë”, tha kryeministri.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...