Lajme

Rama: 30 qen endacakë janë adoptuar për një javë

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 02 September 2023

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se për një javë janë adoptuar 30 qen endacakë.

Rama thotë se shumë qytetarë të tjerë janë lajmëruar për të adpoatuar këto kafshë.“Ekipet tashmë janë duke i shqyrtuar kërkesat dhe në kohë të shkurtër do iu kthejnë përgjigje.

Po synojmë që secili qen në kryeqytet të ketë një pronar” – ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij do të jetë vendosur edhe në kontratë, monitorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

I pari i Prishtinës thotë se janë siguruar që të ofrojnë kushte dhe trajtim human për qentë, e siguri shtesë për qytetarët.Ai u shpreh falënderues për të interesuarit dhe u lut që të kenë kujdes për qentë dhe t’u japin atyre dashuri.

Nënshkrimi i kontratave për adoptimin e qenve endacakë ka filluar më 28 gusht.

Atë ditë Rama kishte thënë se që nga ardhja e tij në qeverisje, kanë shpenzuar 1.6 milion euro për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.Në rast që qentë gjenden në rrugë pas adoptimit, ai kishte treguar se do të ketë gjoba prej 1 mijë deri në 3 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera