Rama: 25 qershori, përgjegjësi, Meta të marrë atributet e presidentit
Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 03 July 2017
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e kësaj të hëne një mbledhje me deputetët socialistë të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.
Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se marrja e mandatit përbën një përgjegjësi për Partinë Socialiste, e cila do të mund të qeverisë e vetme.
“Kemi marrë më shumë vota se 4 vite më parë, shumë e rrallë për një parti që udhëheq vendin. Kanë votuar 73 për qind e shqiptarëve të pranishëm në atdhe. Ta mbajmë të gjithë vath në vesh se një mbështetje e këtyre përmasave nuk është më shumë vlerësim për atë që bëmë, sesa besim për atë që mund të bëjmë. Mosjustifikimi i këtij besimi do të ishte fatal për PS”, ka thënë Rama. Pasi ka falenderuar eksponentët kryesorë të partisë së tij, Rama i ka dërguar një mesazh edhe ish-aleatit të tij Ilir Meta, si dhe Partisë Demokratike.
“Falenderoj Ilir Metën, jo për gjërat që i çoi për dreq, por për çdo kontribut pozitiv e të pamohueshëm që dha në punën e përbashkët. I lutem Metës të reflektojë si presidenti që i mori votat tona për të qenë konsensual e jo konfliktual e të përqendrohet tek ndreqja e gabimeve që i bëri figurës së presidentit në 40 ditët e fundit. Falënderoj edhe ministrat e LSI-së për kontributin pozitiv që dhanë në arritjet e qeverisë”, ka thënë Rama.
Sa i takon PD-së, kreu i qeverisë ka rikonfirmuar se marrëveshja e 18 majit do të mbetet një “busullë orientuese” në marrëdhëniet pozitë-opozitë.
Ai ka shtuar më tej se prioriteti i PS për këtë fazë tranzicioni deri në formimin e qeverisë së re do të jetë reflektimi mbi gabimet e mandatit të kaluar. “Struktura e qeverisë së re do të shpallet pas reflektimit, deri në gusht. Nëse dështojmë në përgatitjen e këtij koalicioni me qytetarët duhet të përgatitemi për një dështim më të madh”, ka shtuar Rama. Rama ka njoftuar më tej formimin e grupeve të punës, që do të merren me organizimin e dëgjesave qytetare, me qëllim zgjidhjen e problemeve sociale.
Të tjera
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...