Sport

Rakitiq drejt transferimit tek Interi

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 10 May 2019

Mesfushori kroat pritet të largohet nga Barcelona pas përfundimit të stinorit.

Transferimi i Ivan Rakitiqit tek Interi duket gjithnjë si më mundësi e madhe.

Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja duket se bisedimet mes dy klubeve tashmë kanë nisur. El Mundo Deportivo, gazetë e afërt me Barcelonën, zbulon se drejtuesit “blaugrana” dhe ata të Interit kanë diskutuar për detajet e presin nënshkrimin për kalimin e mesfushorit kroat në Serie A. Bëhet fjalë për një marrëveshje që prej 50 milionë eurosh, as sa kampionët e Spanjës e vlerësojnë lojtarin.

-Advertisement-

Rakitiq ishte pranë largimit edhe verën e kaluar, por vendosi të qëndronte te Barça edhe për këtë sezon.

Tashmë ai ka vendosur ta nisë një eksperiencë të re, sepse transferimi i Frenkie de Jog i zvogëlon hapësirat në formacion.

Ndërkohë tek Interi, Rakitiq do të gjejë bashkëkombësin e tij Marcelo Brozoviq me të cilin do të krijonin një dyshe të fortë të mesfushës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera