Sport

Rakitic, sinjal të qartë Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 13 February 2020

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka lëshuar sërish sinjale largimi nga katalanasit.

Ai ka dhënë një intervistë për Bleacher Report ku tregon se do t’i pëlqente të luante me Cristiano Ronaldon.

“Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me një nga lojtarët më të mirë të historisë. Të pëlqen ta shohësh duke luajtur dhe po shihet se çfarë po bën te Juventusi. Për mua është një nga më të mirët e historisë”, tha Rakitic.

-Advertisement-

Ai foli dhe për shokun e tij të ekipit, Lionel Messin. “Ai është i jashtëzakonshëm, kështu do të ishte dhe nëse luante ndonjë sport tjetër. Për mua është më i miri i të gjitha kohërave. Më i miri që kam luajtur dhe që kam pasur kundërshtar”, ka shtuar mesfushori kroat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera