Sport

Rakitic me fjalë të mëdha për Lionel Messin:” i vetmi numër një në futboll”

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 20 November 2020

Ish futbollisti i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka thënë që ishte një ëndërr për të që të luante përkrah Lionel Messit, shkruan Gazeta inFokus.

Rakitic u transferua në ‘Camp Nou’ në vitin 2014 nga Sevilla, dhe arriti të bënte 300 paraqitje për katalunasit, shënoi 35 gola dhe të dhuroi 42 asistime.

Në një intervistë për për FIFA.COM, kroati ka thënë që Messi është numër një, duke e vlerësuar argjentinasin si lojtarin më të mirë të të gjitha epokave.

-Advertisement-

“Njëqind për qind e futbollit. Nuk ka rëndësi kush je, thjesht duhet ta shikosh dhe ta shijosh këtë djalë. Ai është në një nivel tjetër.

Me gjithë respektin për të mëdhenjtë e tjerë, ka vetëm një numër një – është Leo. Të luash 311 ndeshje pranë tij, ishte një ëndërr.

Më pëlqeu shumë. Unë thjesht dua ta them këtë: ‘Faleminderit për gjithçka, Leo, sepse kurrë nuk do të dish se sa do të thoshte për mua të luaja pranë teje” ka përfunduar Rakitic./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera