Sport

Rakitic bind Valverden, rifiton vendin në formacion

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 09 December 2019

Duket se situate e Ivan Rakitiç te Barcelona ka marrë një kthesë pozitive. Futbollisti ka filluar të jetë pjesë e formacionit të trajnerit Valverde duke bërë një punë të mire në mesfushë.

Gjatë një interviste, kroati u shpreh optimist për të ardhmen e tij me fanellën blaugrana. 31-vjeçari, i cili kërkohet nga shumë skuadra europiane deklaroi se gjatë muajve të fundit kanë ndodhur shumë gjëra që çdo kush duhet të dijë ti mirëkuptojë dhe në një fare mënyre edhe t’i pranojë.

Rakitic pohoi se përtej çdo situate të krijuar ai ka punuar shumë që të meritojë një vend në formacion, pasi te Barcelona atij nuk i dhurohet asgjë. Më tej ai shtoi se nëse do të vazhdojë të luajë nuk ka vend më të mire se ekipi katalanas për ta bërë një gjë të tillë. Rakitic u shpreh se do të dëshironte të fitonte çdo trofe të mundshëm dhe se ekipi I tij është vendi perfekt për t’i realizuar këto dëshira.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera