Lajme

Rakiq për aksionin në veri: Vuçiq na ndihmo, kemi mbetur të vetëm

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 20 September 2021

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Goran Rakiq ka kërkuar ndihmë nga shteti i Serbisë pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri ku po zbatohet vendimi për reciprocitet në targa.

Rakiq ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të iu dalë në ndihmë pas situatës së krijuar në veri ku policia po ndalon hyrjen e veturave me targa ‘KS.

I bëjë thirrje shtetit serb, i bëj thirrje presidentit Vuçiq të na ndihmoj. Jemi të vetëm aktualisht këtu dhe presidenti Vuçiq të gjej një zgjidhje dhe të na ndihmoj. Kemi pasur informata se kjo nuk është kundër popullit serb, por jo edhe njëherë ua them është drejtpërdrejt kundër popullit serb”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Kujtojmë se ky aksion i policisë filloj në mëngjes duke zbatuar vendimin e qeverisë së Kosovës i cili po ashtu u mor sot për të filluar zbatimin e reciprocitetit.

Pas kësaj thirrje, Vuçiq ka mbledhur Këshillin e Sigurisë në Serbi./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera