Lajme

Rakiq paralajmëron ankesë në Gjykatën Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 14 December 2018

Në një konferencë për media, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se vendimi i Prishtinës për transformimin e FSK-së në ushtri e ka sulmuar paqen në Kosovë dhe se sipas tij është shkelur në mënyrën më të shëmtuar Rezoluta 1244 e OKB-së, e cila përcakton se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë është KFOR-i.

“Ne emër të Shtabit të Krizës së qeverisjes lokale të katër komunave në Veri, i bëj thirrje serbëve, pavarësisht se ku ata jetojnë, të mos bien pre e provokimeve, pasi diçka të tillë do të ketë”, ka deklaruar Rakiq.

Udhëheqësi i Listës Serbe po ashtu paralajmëroi se përfaqësuesit e serbëve në Kosovë do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera