Lajme

Rakiq e mohon sulmin ndaj KFOR-it

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 26 December 2022

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë e ka konfirmuar se të dielën në mbrëmje në afërsi të patrullës së saj në Zubin Potok ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Forcat e NATO-s në Kosovë theksuan se nga ky rast nuk ka ndonjë të lënduar e as dëme materiale.

Por, sulmin ndaj KFOR-it e ka mohuar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

-Advertisement-

Rakiq tha se synimi i mediave shqiptare është për ta nxehur edhe më tutje situatën.

“Sipas informacioneve të KFOR-it dhe Shtabit të Krizave, do të mohoja pretendimet e mediave shqiptare se në Zubin Potok ka ndodhur një sulm ndaj KFOR-it. Ky informacion është vetëm një tjetër në serinë që Prishtina, si pjesë e luftës hibride, po e përdor për të ngrohur më tej situatën dhe për ta tërhequr KFOR-in në synimet e tyre”, tha Rakiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera